Mediat në Kroaci raportojnë se në aksionin e madh policer në Bosnjë e Hercegovinë, janë arrestuar më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe një arbitër me amblemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për arbitrin nga Sllovenia, Slavko Vinçiç, që drejtoi disa ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve dhe sot është arrestuar në aksionin, ku janë gjetur armë dhe mjete narkotike. Njeriu i parë i Lidhjes së Arbitrave në Sllovenia, e konfirmoi lajmin, duke theksuar se në qendër të aksionit, ka qenë arbitri Vinçiç.

Shpërndaj me

Loading...