Kryetari i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novaliq, drejtor i drejtorisë për mbrojtje civile dhe pronari i kompanisë “Mjedra e argjend” janë marrë në pyetje në selinë e Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje në kuadër të hetimit për aferën “respiratorët”. Policia ia ka marrë telefonin Novaliqit për ekspertizë, me ç’rast duhet të konfirmohet me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët kontestues u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi “Mjedra e argjend” mund të importojë respiratorë kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve. Kompania punën e ka fituar me marrëveshje të drejtpërdrejt.

Shpërndaj me

Loading...