fbpx

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin koronavirusit, është arrestuar nga ana e policisë.

Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpiak, u mor nga shtëpia e tij në Pekin të hënën, thanë miqtë e tij.

Profesori i drejtësisë ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping.

Policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin, dhe është e paqartë se me çfarë akuzash përballet Zhangrun, raporton BBC.

Një mik i tij, i tha agjencisë së lajmeve AFP se gruaja e profesorit Zhangru, kishte pranuar një telefonatë, përmes së cilës asaj i thuhej se burri i saj akuzohet për kërkesë prostitucioni, derisa ishte në qytetin Chengdu.

Miku i tij e hodhi poshtë akuzën si “qesharake”.

Liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim.

Geng Xiaonan, një mik i profesorit, i tha New York Times se ai ishte “i përgatitur mendërisht se do të arrestohet”.

Më parë atij i ishte ndaluar puna në Universitetin Tsinghua – një nga institucionet kryesore arsimore të vendit – pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial – masë kjo që lejonte presidentin Xi të mbetet në postin e tij për gjithë jetën.

Ai ishte vendosur në arrest shtëpiak, në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si presidenti Xi dhe qeveria kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit.

Filipçe:

Arrestohet profesori që kritikoi trajtimin e pandemisë nga Kina

Shpërndaj me

Loading...