Arsenali dhe Lesster Siti kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 1:1 në ‘Emirates Stadium’. Piere Emerik Aubamejang i dha epërsinë Arsenalit, duke shënuar në minutën e 21’. Arsenal në minutën e 75’, mbeti me një lojtar më pak, kur zëvendësuesi Nketiah u ndëshkua me karton të kuq. Prezencën më të madhe numerike në fushë e shfrytëzoi Lester Siti, që barazoi me Xhejmi Vardin në minutën e 84’. Pas 34 ndeshjeve, Arsenali renditet në vendin e shtatë me 52 pikë, ndërsa Lesteri me 59 pikë, në vendin e katërt.

Shpërndaj me

Loading...