Promotori i boksit, Bob Arum thotë se nuk ka asnjë shans që Tajson Fjuri dhe Deontej Uajlder të luftojnë në korrik dhe lufta mund të zhvillohet në fillim të tetorit për shkak të pandemisë “Covid 19”. Uajllder mori mundësinë e përfundimit të një trilogjie me Fjuri, pasi humbi rripin e tij VBC në Las Vegas, muajin e kaluar. Është caktuar se 18 korriku ishte deklaruar si një datë e mundshme për një betejë të tretë midis të dy boksierëve në “MGM Grand”, por bashkëpunëtori i Fjuri përjashtoi çdo mundësi që kjo të zhvilloj në mes të krizës nga pandemia “Covid 19”.I pyetur nëse lufta mund të organizohet në muajin korrik, Arum tha për ESPN: “Në mënyrë të qartë jo. Ne as nuk e dimë nëse “MGM” madje do të jetë e hapur deri atëherë”.

Shpërndaj me

Loading...