Rikthimi i Majk Tajsonit në ringun e boskit nuk do të jetë kundër rivalit të tij të vjetër, Ivander Holifilld, siç paralajmëruan ditë më parë mediat amerikane. Menaxherët e dy boksierëve nuk arritën marrëveshje, pasi që Holifilld ka kërkuar që ndeshja të mbyllet pa fitues. Andaj Tajson vendosi që rikthimin e tij në ring të jetë kundër një boksieri tjetër. Ish kampioni i botës nuk ka dhënë asnjë detaj për emrin e kundërshtarit, por ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të merr të hollat nga ky event sportiv, pasi që janë planifikuar për qëllime bamirësie.

Shpërndaj me

Loading...