fbpx

Institucionet qendrore kanë punuar vazhdimisht për Manastirin me qëllim që shqiptarët atje të përfaqësohen në institucione dhe të jetojnë të sigurt, vlerëson kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai thotë se nevojitet bashkëpunimi i prindërve dhe angazhim i institucioneve lokale për gjimnaz në gjuhën shqipe.

Në vazhdimësi kemi punuar që shqiptarët në Manastrit në radhë të parë të jetojnë të sigurtë dhe të qetë në vendin e tyre, të jenë të përfaqësuar drejtë nëpër institucione dhe sigurishtë që ato janë të përfaqësuar. Disa herë kemi bërë përpjekje për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe por akoma nuk kemi pasur sukses suksesi do të varet edhe nga vetë angazhimi i qytetarëve në Manastrit për regjistrim të nxënësve në gjimnazin në shkollën shqipe. Të mos jetojnë me ankth, të mos jetojnë me frikë, sepse gjërat kanë ndryshuar tani më”-tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Për gjendjen në Manastrit dhe pakujdesinë e institucioneve ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Partia e Ziadin Selës thotë se BDI-ja feston nën hijen e dështimeve.

Kujtojmë se, qyteti i Manastirit është harruar nga pushtetarët shqiptarë dhe fare nuk kujtohen për premtimet e dhëna për këtë zonë. Por, sot në mënyrë direkte i drejtohemi ministrit Ademi, për ta pyetur nëse hapja e konsulatave është nën kompetencë të tij apo ajo e paraleleve në gjuhën shqipe? A e dini ministër se para se të lavdëroheni për punë jashtë kompetencave tuaja shumë nxënës shqiptarë regjistrohen kinse në paralelet shqipe në shkollat e mesme dhe po të njëjtit vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase pasi që ato shqipe nuk hapën në realitet asnjëherë?”-pohoi Lirim Selimi, Aleanca për Shqiptarët.

Në vitet e kaluara, ky qytetet ka qenë edhe vatër e incidenteve ndëretnike të cilat arrinin kulmin me afrimin e festive kombëtare të nëntorit.

Fatlume Dervishi

Shpërndaj me

Loading...