Asnjë komision anketues i iniciuar nga BDI-ja në Kuvend, nuk ka marr epilog parlamentar dhe as të drejtë gjyqësorë. Të paktën këtë e dëshmojnë nismat e integristëve në ligjvënës për rastet gjyqësore si: Almiri, Lagja e Trimave, Monstra, përgjimet dhe Sopoti.

Almiri: Rasti i Almir Aliut nga Kumanova kishte bë që ministri i Drejtësisë, Bilen Saliu të jepte dorëheqje. BDI vetëm pas rikualifikimit të veprës dhe dënimit jo të drejtë ligjorë kishte propozuar komision anketues. Madje në Kuvend kishte ftuar edhe familjarët e Almir Aliut, ndërsa propozimi kishte mbetur i tillë pasi seanca nuk ishte thirrur asnjëherë. Në propozimin e tyre ishte përfshi ftesa në Komision e ministrit, kryeprokurorit dhe gjykatëses, por akuzat e BDI-së ishin se kreu i Komisionit për liritë dhe të drejtat e njeriut, Fadil Zendeli pengon thirrjen e komisionit. Ky i fundit kishte mohuar akuzat duke thënë se BDI nuk është e sinqertë në nismën e saj pasi paraprakisht nuk ishte konsultuar me të.

Kumanova: Apo lagja e trimave viti 2015. Akuzat ndaj BDI-së si parti shqiptare në pushtet dhe kërkesa e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për hetim me asistencë ndërkombëtare kishin bërë që grupi parlamentar i integristëve prej 19 deputetëve të inicionin Komision Anketues. Ky komision ishte ngritur paralelisht me gjykimin dhe ishte shpërbë si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Ky komision nuk ishte thirrur asnjëherë, ndërsa BDI akoma kërkon hetim për rastin Lagja e Trimave edhe pse një pjesë e zyrtarëve të kësaj partie nuk i ishin ftuar në gjykatë si dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.

Monstra: Pas dënimeve me burg të përjetshëm dhe deklaratave me plot bindje nga ish zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani se shqiptarët e pafajshëm nuk do të dënohen, 14 deputetët e BDI-së përsëri kishin iniciuar Komision parlamentar. Ndonëse seanca të një pas njëshme, nuk kishte epilog. Edhe ky rast kishte marr epilog pas përgjimeve të paligjshme. Pafajësia e të dënuarve nuk ishte dëshmuar në Kuvend, ndërsa rigjykimi i procesit nisi indikacionet e dala nga përgjimet e që krijonin bazë për rast të montuar politik.

Sopoti: Pas dënimeve drakonike, 15 deputet të BDI-së kishin iniciuar Komision Anketues. Megjithëse Kuvendi kishte marr rolin e hetuesisë, deputetët dhe përfaqësuesit e organeve të ndjekjes penale të ftuar në Komision nuk kishin arritur ta zbardhnin të vërtetën. Ishte dashur deklarata e ish ambasadorit të NATO-s, Nikolla Bigman për t’u dëshmuar pafajësia e sopotasve. Se rasti ishte montuar mbi një deklaratë të dhënë nën presion dhe kërcënim, kjo ishte dëshmuar nga deklarata e dëshmitarit Ramadan Bajrami dhënë ekskluzivisht për Alsat. Pafajësinë e tyre e dëshmuan edhe bisedat e përgjuara.

Që nga viti 2002 deri më tani asnjë deputet i BDI-së nuk ka udhëhequr me Komisionin e përhershëm anketues parlamentar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Madje ky komision nuk është udhëhequr nga BDI as në vitin 2006-2008 kur partia e Ahmetit ishte në opozitë.

Adrian Kerimi

Shpërndaj me

Loading...