fbpx

Ylli gjigant Betelgjëza, një nga më të ndritshmit në Rrugën e Qumështit, prej disa javësh ka filluar të venitet, një ngjarje kjo që i ka ngazëllyer astronomët, sepse mund të njoftojë shpërthimin e tij në një supernova, dukuri jashtëzakonisht e rrallë në galaktikën tonë.

Me vendndodhje në yjësinë e Orionit, ky supergjigant i kuq, gati një mijë herë më i madh se Dielli, shkëlqen intensivisht në qiellin e dimrit, ku është i dukshëm me sy të lirë, falë ngjyrës së tij portokalli.

Ylli figuronte në dhjetë yjet më të ndritshme të galaktikës, por që nga mesi i nëntorit shkëlqimi i tij është venitur në mënyrë drastike, me 70 %.

Janë parashtruar shumë hipoteza, mund të bëhet fjalë për një shpërthim gazi e pluhuri, që fsheh rrezatimin, ose për fundin e Betelgjëzës.

Skenari i fundit do të rezultonte në një shpërthimin supernova të yllit, edhe pse me shumë mundësi jo në një të ardhme të afërt.

Shpërndaj me

Loading...