fbpx

Skuadra e Atletiko Madridit ka njoftuar se ka dy teste pozitive për “COVID-19” në ekspeditën e saj, në prag të nisjes së tyre drejt Lisbonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Atletiko njoftoi se të gjithë anëtarët e ekipit të parë dhe delegacioni i klubit iu nënshtruan testeve “COVID-19” siç kërkohet nga protokolli i UEFA. Nga këto teste, dy u kthyen pozitivë. Nuk është e qartë nëse ata janë lojtarë ose anëtarë të stafit. Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse dhe testet e reja do të kryhen në ekipin e parë dhe anëtarët e delegacionit, së bashku me kontakte të ngushta me ata që testuan pozitiv. 

Megjithatë e përditshmja AS ka arritur të kuptojë se bëhet fjalë për dy futbollistë.

Ndryshe turneu i ‘Final Eight’ në Lisbonë nis më 12 gusht me ndeshjen Atalanta – PSG, ndërsa një ditë më vonë Leipzig përballet me Atletiko Madridin.

Shpërndaj me

Loading...