Pas mbërritjes nga SHBA me grupin e saj të punës, këngëtarja Aurela Gaçe vendosi të vetëizolohej për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj.

Ajo iu nënshtrua kontrolleve për të parë nëse ishte prekur nga Covid-10 dhe duket se ia ka hedhur paq!

Pas dy javëve izolim total, këngëtarja nuk ka shfaqur asnjë shenjë të epidemisë dhe ka takuar më në fund me dy vajzat e saj. Këtë moment emocionues, Aurela e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar sa i vështirë ka qenë për të qëndrimi larg vajzave.

“Më në fund,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 ditëve vetë-izolim (për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin).

Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti përqafoja.

Pritëm me ankth të 7 ne që ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me frikën se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona.

Vetë-izolimi ishte detyrë pindërore. Por edhe për ata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani ,do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku🙏. ~~~

Dua të falënderoj secilin nga ndjekësit që më kanë dërguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke më dhënë kurajo .

Ishte shumë prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj. –

— Së bashku  shpresoj t’ja dalim ,të gjithë .

#uneqendrojneshtepi“- shkruan Aurela duke i prekur të gjithë me fjalët e saj.

Shpërndaj me

Loading...