fbpx

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar se si të rrisin pambuk me ngjyrë në rrugë natyrale. Shkencëtarët në Kanberra po ashtu po zhvillojnë pambuk që është më i fortë dhe më elastik. Adam Key nga organizata australiane e pambukut tha se: “Ngjyrosja e pambukut mund të ketë ndikim tek mjedisi. Po të kemi pambuk natyral me ngjyra përmes këtyre teknikave shkencore do të ishte përmirësim i mrekullueshëm dhe më miqësor me mjedisin.” Shkencëtarët po ashtu po përpiqen të prodhojnë pambuk që nuk ka nevojë të hekuroset dhe pambuk elastik që mund të konkurrojë me fibrat sintetike. “Nëse arrijmë të prodhojmë këto llof fibrash të mahnitshme, kjo me të vërtetë që mund të transformojë industrinë globale të tekstileve”, thanë nga Organizata Kërkimore dhe Shkencore.

 

 

Shpërndaj me

Loading...