Në një intervistë për BBC Sport, presidenti i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bah, ka theksuar se Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen përfundimisht, nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e Lojërave” – shprehet ai për BBC Sport.

Bah shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

Shpërndaj me

Loading...