Hansi Flik e ka kaluar provën dhe do të jetë zyrtarisht trajneri i Bajern Munihut deri në verën e vitit 2023. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i Bajernit, në një periudhë të vështirë siç është ajo e emergjencës nga pandemia “Covid 19”.

“Bayerni është shumë i lumtur me punën e Hansi Flik. Skuadra është zhvilluar mirë nën drejtimin e tij dhe luan futboll tërheqës, i cili reflektohet gjithashtu në rezultate. Ne jemi i vetmi klub gjerman ende në garë në tre turne. Mua më pëlqen gjithashtu mënyra se si drejton skuadrën, aftësitë e tij njerëzore janë bindëse”, ka thënë shefi ekzekutiv Karl-Hainz Rumenige.

Hansi Flik e mori drejtimin e Bajernit, 5 muaj më parë, duke u bërë trajner i parë i skuadrës pas shkarkimit të kroatit Niko Kovaç.

Shpërndaj me

Loading...