Bajern Munihu ka finalizuar marëveshjen me Tanguj Kouasin nga Paris Sen-Zhermeni, i cili firmosi kontratën 4 vjeçare. Debutuesi më i ri i klubit francez në Ligën e Kampionëve në moshën 17 vjeç, gjashtë muaj e pesë ditë, Kouassi, ndihmoi kampionët e Frances, duke eliminuar Borusia Dortmundin.

 

 

“Ne jemi shumë të lumtur që e sjellëm Tanguj Kouasi në Bayern. Në sytë tanë, ai është një nga perspektivat më të mëdha në Evropë. Pozicioni i tij më i mirë është në qendërmbrojtës, por mund të luajë në një numër pozicionesh. Ne jemi të sigurt se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer me ne dhe është një përforcim i vërtetë,” tha drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç.

Shpërndaj me

Loading...