Bajern Munih vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Bundesligë, pasi që në takimn e  fundit “demoloi” Bajerin në Leverkuzen me 4-1, duke sjell Levandovskin në kreun e golashënuesve dhe Mylerin me rekord të ri. Alario hapi rezulutatin për vendasit, para se të shënojnë Koman, Goretzka dhe Gnabri, ndërsa Levandovski vulosi rezultatin, duke u ngjitur në kuaton e 30 golave në Bundesligë.

Ndërkohë Tomas Myler ka barazuar një rekord në Bundesligë, duke treguar se sa i rëndësishëm është bërë për skuadrën e Hansi Flik. Ai arriti rekordin e vendosur nga Kevin De Bryjn prej 20 asiste në një sezon në kampionatin gjerman.

Bajerni arriti kuotën e 90 golave pas 30 ndeshjeve të luajtura, duke vendosur një rekord të ri në kampionatin gjerman.

Shpërndaj me

Loading...