fbpx

Bajern Munihu mbylli fazën në grupe si dominuese absolute me 6 fitore radhazi. Një ecuri rekord në këtë turne, por edhe që i ka garantuar të ardhura rekord klubit. Sipas përllogaritjeve, bavarezët që tani kanë përfituar rreth 75 milionë euro nga bonuset që sigurohen nga UEFA për pjesëmarrjen dhe arritjet e klubit në turne, një shifër mbresëlënëse që shumë shpejt mund të kalojë 100 milionë eurot fitime. Mjafton të kujtosh se në rast kalimi në 8 ekipet më të mira, shumës aktuale do t’i shtohen edhe 10,5 milionë euro të tjera, ndërsa ka të ardhura që do të jepen në fund të turneut nga ajo që cilësohet si “market pool” dhe garanton disa milion për çdo skuadër pjesëmarrëse në varësi të renditjes përfundimtare. Bajerni ka fituar këtë edicion 33,24 milionë euro nga renditja sipas koeficientit që ka në UEFA. Të ardhurat nga pjesëmarrja në grupe janë 15,25 milionë euro, ndërsa 16,2 milionë euro janë përfituar nga 6 fitoret radhazi në ndeshjet që luajti. Në fund, 9,5 milionë euro kanë kaluar në arkat e klubit gjerman falë kualifikimit në turin me eliminim direkt.

Shpërndaj me

Loading...