Pandemia e koronavirusit të ri ka çuar në pushime nga puna të shumë punëtorëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendeve të tyre, ndërsa pasojat tashmë po ndihen nga familjet e tyre, të cilët varen nga paratë që ua dërgojnë.

Banka Botërore vlerëson se vlera e dërgesave të remitencave nga e gjithë bota do të bjerë për 20 për qind këtë vit.

Vlerësohet se njerëzit më të varfër në botë që jetojnë me ndihmë financiare nga të afërmit nga jashtë, do të privohen nga rreth 100 miliardë dollarë, raportoi CNN.

Për krahasim, rënia e vlerës së remitencave për shkak të krizës globale ekonomike në vitin 2009 ishte pesë për qind.

Shpërndaj me

Loading...