Prodhimi i Brendshëm Bruto francez (PBB) u ul me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit 2020 si pasojë e epidemisë nga COVID-19 që ka goditur një pjesë të madhe të ekonomisë dhe e ka zhytur vendin në recesion, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Banka e Francës.

Ky vlerësim korrespondon me performancën më të keqe tremujore të ekonomisë franceze që nga viti 1945. PBB-ja ishte ulur tashmë me 0,1% në tremujorin e katërt, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti kombëtar i Statistikave Insee. Pra Franca është teknikisht në recesion.

Aktiviteti ka qenë dukshëm më i ulët me rreth një të tretën (-32%) sesa normalja gjatë dy javëve të fundit të muajit mars, sipas vlerësimit të Bankës së Francës bazuar në një studim të realizuar në rreth 8 500 kompani.

Shpërndaj me

Loading...