fbpx

MasterCard dhe Visa janë dy opsionet për përpunimin e kartelave pagesore të paralajmëruara nga Qeveria. Është e mundur që të dy kompanitë të marrin një pjesë të kulaçit. Nga Qeveria thonë se po bëhen përpjekje që kostot të jenë në kurriz të atij që i përpunon, në rastin MasterCard ose Visa. Përfitimi i tyre do të jetë në formën e marketingut falas, pasi do të duhet të bëjnë mbi 300 mijë kartela në të cilat do të transferohet ndihma shtetërore për qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?v=J-ulK0Rt8fs&feature=youtu.be

Barra më e madhe e punës do të bjerë mbi bankat sepse, në esencë, ata do të duhet të bëjnë pjesën më të madhe të kartelave gjatë kësaj periudhe. Jemi duke negociuar me të dy platformat, ata janë të interesuar, nuk kemi asnjë prirje drejt njërës apo tjetrës- deklaroi Fatmit Bityqi – Këshilltar Ekonomik i Qeverisë.

Këtë masë autoritetet ua prezantuan sot bankierëve dhe mënyrën se si ata paramendojnë ta zbatojnë të njëjtën. Qeveria thotë se bankat nuk do të kenë obligim të zbatojnë softuer të ri për punë. Nga Asociacioni i bankave heshtin për momentin dhe nuk japin detaje nga takimi. Por, burime për Alsat thonë se sektori bankar ka shprehur skepticizëm të madh për këtë projekt qeveritar.

Bankierët janë të mendimit se afati tre javor për lëshimin e kartelave në kohën kur kanë angazhuar numër të reduktuar të punonjësve, është shumë i shkurtër.

“Ende nuk dihet procedura e saktë si do mund të aplikojnë qytetarët për këto kartela pagesore. Autoritetet sigurojnë se qytetarët nuk do kenë nevojë fizikisht të shkojnë në bankë ose në institucione tjera për të dëshmuar se i plotësojnë kriteret”

Informatat nga “Ilindenska” thonë se Qeveria do u lajmërohet qytetarëve pasi të filtrohen listat. Do i informojë për kushtet që duhet të plotësohen dhe nëse qytetarët pajtohen, do mund të fitojnë kartelë pagesore.

Ile Petreski

 

 

Shpërndaj me

Loading...