fbpx

Barcelona i është kundërpërgjigjur Real Madrid-it dhe ka rimarrë kreun e La Liga-s pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Majorkës. Kampionët në fuqi janë me pikë të barabarta me madrilenët, por kanë një diferencë më të mirë golash. Takimi u zhbllokua në minutën e 7-të me Griezmanin, i cili ka finalizuar me një goditje të bukur asistin e marrë nga Ter Stegen. Ky i fundit është i vetmi portier që ka dhënë dy asiste në këtë sezon në pesë kampionatet kryesore të Europës. Pas këtij momenti ka filluar spektakli i Messi-t, i cili ka realizuar dy magji pothuajse identike në minutën e 17-të dhe të 41-të.  Argjentinasi është i vetmi lojtar që ka shënuar 10 ose më shumë gola në 14 sezone radhazi në pesë kampionatet kryesore të Europës.  Në mes të dy golave të “Pleshtit” ka ardhur reagimi i Majorkës, që ngushtoi përkohësisht diferencat në 2-1 me Budimir në minutën e 35-të. Fundi i pjesës së parë është mbyllur me një golazo të Luis Suarez në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, Budimir ka shënuar golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Majorkën në minutën e 64-t, por katalanasit janë kundërpërgjigjur në të 53-ën me Mesi-n, i cili ka fiksuar shifrat në 5-2 dhe ka realizuar tregolëshin e 35-të të karrierës në La Liga, duke parakaluar Ronaldo-n në renditjen e lojtarëve që kanë shënuar më shumë tregolësha në historinë e kampionatit spanjoll.

Shpërndaj me

Loading...