fbpx

Ndeshja mes Barcelonës dhe Bajern Munihu, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të jetë një test I vërtetë për skuadrën spanjolle. Mesi dhe kolegët e tij përballen me një makineri të fortë gjermane, që nuk njeh disfatën gjatë kohë.

Ekipi i Hans-Diter Flik ka luajtur 27 ndeshje radhazi pa humbur. Për më tepër, ka grumbulluar 26 fitore dhe një barazim, të cilin e regjistroi kundër Leipzig në 9 shkurt (0-0). Humbja e fundit e Bajern Munihut vjen më 7 dhjetor 2019, kur dështoi ndaj Borusia Mynshengladbahut si vizitor (2-1), në një ndeshje të Bundesligës.

Që atëherë, bavarezët kanë grumbulluar 27 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve pa humbur.

Shpërndaj me

Loading...