Skuadra e Barcelonës po bëhet gati të shes 9 lojtarë dhe të arkëtojë rreth 300 milionë euro. Në krye të listës së skuadrës katalonase është braziliani Koutinjo, që pritet të transferohet sërish në Ligën Premier, pasi është në listën e dëshirës të Çellsit  dhe Mançester Junajtedit. Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoa Griezman, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak.

Lista e gjatë e Barcelonës plotësohet me emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Zhan Todibo, Samuel Umtiti, Semedo dhe Martin Brajtuajt. E gjithë ky operacion është për të grumbulluar mjete të mjaftueshme për të angazhuar Nejmarin dhe argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez.

Shpërndaj me

Loading...