Katalanasit kanë gati një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 12 milionë plus bonuse për Lautaro Martinezin, e cila është pranur nga argjentinasi, por Interi nuk e ka thënë falën e fundit. “Zikaltërit” nuk zbresin nën pretendimet e tyre për 111 milionë euro dhe deri më tani kanë refuzuar dy oferta nga spanjollët. Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet për sulmuesin. Kështu, kanë përpiluar ofertën e radhës e cila sheh t’i ofrojë Interit 70 milionë euro dhe kartonin e mbrojtësit Xhunior Firpo. Sipas, katalanasve Firpo ka një vlerë prej 41 milionë euro në merkato dhe në këtë formë arrijnë shifrën e 111 milionëve që këmbëngul Interi.

Shpërndaj me

Loading...