fbpx

Barcelona shënoi fitore 3:1 kundër Napoli në ‘Camp Nou’, për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Klement Lenglet shënoi për 1:0 pas vetëm 10 minutave lojë, pas harkimit të Rakitiçit nga rivënia këndore.  13 minuta më vonë, Lionel Mesi me një super aksion individual shënoi për 2:0, duke lehtësuar frymëmarrjen për katalanët. Argjentinasi gjeti golin edhe në minutën e 30’, por teknologjia VAR e vlerësoi si të parregullt.

Në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy golat që vendosën rezultatin final të këtij takimi. Luis Suarez dhe Lorenzo Insigje të dy u treguan të saktë nga pika e bardhë, për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me të frikshmit nga Bundesliga, Bayern Munich. /Lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...