Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin përballë Atletiko Madridin, duke barazuar 2:2 në ‘Camp Nou’, për të mbetur pas Real Madridit në renditjen tabelare, që të enjten në shtëpi pret Getafen. Një autogol i Diego Kostas, i dhuroi epërsinë prej 0-1 Barcelonës në minutën e 11. Saul barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë në minutën e 19-të. Edhe dy golat në vazhdim dhe në pjesën e dytë u shënuan nga pika e bardhë.

Lionel Mesi, në minutën e 50’ me një ‘panenkë’ riktheu epërsinë e Barcelonës në 2:1, për golin e 700-të në karrierë.

Por, kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 12 minuta, me Saul që shënoi edhe golin e dytë nga penallita, për 2:2. Ky barazim, e lë Barcën pas Real Madridit me një pikë më pak, me ‘Los Blancos’ që mund të shkojnë në +4, nëse të enjten mposhtin Getafen.

Shpërndaj me

Loading...