Barcelona duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga Lautaro Martinez, të cilin e dëshiron me çdo kusht sezonin e ardhshëm ta ketë në “Camp Nou”.

Sipas të përditshmes “Sport”, katalanasit kanë menduar që të bëjnë pjesë të marrëveshjes edhe Zhunior Firpon për të bindur Interin.

Mbrojtësi i krahur përshtatet në mënyrë perfekte me skemën e Antonio Kontes 3-5-2, skemë me të cilën ka luajtur te Betis, aty edhe ku shpërtheu si lojtar.

Barça e bleu spanjollin për gati 20 milionë euro verën e shkuar, por për Firpon nuk ka pasur shumë hapësira.

Shpërndaj me

Loading...