Barcelona mund të marrë frymë e qetë, pasi ka evituar pagesën e një shifre të konsiderueshme prej 61,5 milionë eurosh që klubi mund të detyrohej t’ia paguante klubit të Santos për transferimin e brazilianit Nejmar. Vetë klubi katalanas ka bërë të ditur se si ka shkuar gjyqi në Lozanë që e shpëton nga ky detyrim për transferimin e kryer në vitin 2013. Santos kishte apeluar në FIFA transferimin e lojtarit dhe çështja kishte shkuar para Gjykatës Administrative Sportive, e cila vendosi në favor të katalanasve duke e cilësuar të padrejtë kërkesën e brazilianëve për një pagesë prej 61.295.000 eurosh nga katalanasit.

KAS argumentoi se kontrata mes Santos dhe lojtarit ishte mbyllur asokohe me akord të përbashkët mes palëve, ndaj Barcelona nuk kishte thyer asnjë lloj rregulli duke paguar përqindje për babain e lojtarit apo kompaninë N&N. Kështu, Barcelona i shpëton pagesës së kësaj shume të lartë, ndërsa edhe shpenzimet ligjore do të përballohen nga Santos. /vipsport.al/

Shpërndaj me

Loading...