Barcelona po kalon në një nga periudhat më të vështira viteve të fundit, ndërsa presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka gjetur kohë të gjykojë vendimet e gjyqtarëve. Sipas tij, Real Madrid po favorizohet nga vendimet e VAR-it, pas penalltive të akorduara në favor të ‘Los Blancos’.

“Unë e kam shikuar ndeshjen e ‘San Mames’ deri thuajse në fundin e pjesës së dytë. Ndihem keq, sepse ne kemi ligën më të mirë në botë dhe VAR pas koronavirusit nuk është fer. Ka ndryshuar disa rezultate dhe ka favorizuar gjithnjë skuadrën e njëjtë”, ka thënë Bartomeu.

Shpërndaj me

Loading...