Skuadra e Viganit shënoi fitore me 8-0 ndaj skuadrës së Hull-it, në kuadër të javës së 44 të Championshipit anglez. Skuadra vendase kishte epërsi 7-0 në 45 minutat e para, ndërsa në vazhdm shënoi vetëm një gol për të mos nënvlerësuar skajshmërisë skuadrën mysafire.

Ajo që është e çuditshme për këtë rezultat është fakti se mysafirët janë duke luftuar për mbijetesë në Ligën e Dytë të Anglisë, mirëpo u dëshmua se kanë mungesë të kualitetit.

Skuadra e Hullit, në rast se do të shënonte fitore në këtë përballje, do të ishte larg zonës së rrezikut dhe në 2 javë deri në fund të sezonit, do të kishte më shumë gjasa për mbijetesë.

Shpërndaj me

Loading...