Të gjitha dekretet nga pakoja e tretë e masave antikrizë do të miratohen më së voni deri të premten, përpara se të përfundon gjendja e jashtëzakonshme, respektivisht para ditës së shtunë. tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi tha se nga fillim i javës tjetër, të gjithë qytetarët do të informohen se si do të marrin ndihmat e parapara shtetërore.

“Gjatë ditës së sotme ose më së voni nesër do të miratohet rregullorja për kartelat pagesore ndërsa po përgatitet edhe rregullorja për lëshimin e vauçerëve. Ne jemi të gatshëm t’i miratojmë dekretet para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, para ditës së shtunën”, tha mes tjerash Bekteshi.

 

Lexo: Kartelë pagesore për kategori të caktuara të qytetarëve

Shpërndaj me

Loading...