Me fitoren e fundit, Benevento arriti që të sigurojë kualifkimin në Seria A, edhe pse kanë mbetur edhe 7 javë deri të sezonit në Seria B. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pipo Inzagi zhvilloi një sezon fenomenal, ndërsa që tani ka siguruar përforcimin për sezonin e ardhshme. Reprezentuesi i Francës, Loik Remi zbarkoi në Itali si agjent i lirë, pasi mbylli kontratën me skuadrën e Lillës.

“Është zgjedhja më e mirë për mua dhe mezi pres që të luajë në fanellën e Beneventos. Duhet të kalojë testet mjekësore dhe pastaj të firmos kontratën. Kam biseduar me Bakari Sanja para se të vijë në Itali, pasi që ishte pjesë e Beneventos. Ai më ka dhënë informatat për klubin dhe unë e pranova ofertën,” tha mes tjerash Remi, pas ardhjes në Itali.

Shpërndaj me

Loading...