Pas 5 viteve të kaluara te Shkëndija, Besart Ibraimi do të kalojë te radhët e skuadrës së Tiranës. Lajmin e përcjell “Sportmedia.mk”, e cila raporton se bisedimet janë mbyllur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për tu sqaruar dhe KF Tirana zyrtarisht të formalizon sulmuesin e ri. Skuadra nga kryeqendra e Shqipërisë ka ofruar marrëveshje 2 vjeçare për një shumë që shkon nga 250 deri më 300 mijë euro.

Sipas “Sportmedia.mk” Ibraimi nuk shkon vet në Tiranë, pasi që me të do të jetë edhe Gledi Mici, që në dy vitet e fundit ishte mbrojtësi më i mirë i krahut në Ligën e Parë në Maqedoni. Kontratë e dy futbollitëve më KF Shkëndija skadon më 15 qershor.

Shpërndaj me

Loading...