Pas një pauze 2-3 muajshe, tenisti Besir Durguti, sërish është kthyer stërvitjeve në terrenet e tenistit në parkun e qytetit, duke shijuar sërish sportin e tenisit. Ai potencoi se tenisi i ka munguar gjatë kohës në karantinë, e cila ka sjell gjëra pozitive dhe negative.

Ka anë pozitive dhe negative. Ishim larg fushave, ndërsa ana pozitive ishte se na erdh një pauzë e mirë, askush nuk stërvitej d.m.th. nuk kishte nevojë që të merret aq shumë afër zemrës….Ministria e Shëndetësisë lejoi që të fillojmë me stërvitjet , mirëpo mos të jetë në grupe, të jenë dy deri më 3 lojtarë në fushë. Është mirë që filluam të stërvitemi edhe pse tenisin nuk e shoh si sport me shumë kontakte – tha Besir Durguti.

Sipas Besir Durgutit, tenisi mund të vazhdojë me garat edhe në kohën e pandemisë “Covid 19”, me referencat e turneut ekzibicional në Gjermani, ku në terren do të qëndronin vetëm tenistët dhe gjyqtari kryesor. Vet Besiri beson se do të jetë gati për të arkëtuar pikë në listën “ATP” dhe se koronavirusi e ndaloi atë që të arrijë një gjë të tillë në turnetë e anuluara në Ballkan.

Kishte disa turne duke filluar nga muaji maj, ku duhej të marë pjesë dhe normal të luajë për pikë në ATP. Mirëpo pasi që ndodhi kjo me pandeminë, gjithçka është shtyer dhe presim të fillojë sezonin dhe të marë pjesë në shumë turne, pasi që kemi humbur shumë kohë dhe nuk luajmë tenis plot 2-3 muaj. Në Shkup nuk kemi mundur të ushtrojmë, ashtu që pres që pasi të hapet sezoni të marë pjesë nëpër turne dhe normal të fitojë pikë – u shpreh Durguti.

Durguti beson se duhet të respektohen masat e kujdesit shëndetësor, pasi që të gjitha ato janë në të mirë të njerëzve, duke potencuar se në plan të parë është shëndeti për sportistët dhe pastaj vijnë stërvitjet dhe sfidat në sporte të ndryshme .

Mahir Thaçi

Shpërndaj me

Loading...