Billie Eilish, e cila mbushi 18 vjeç në dhjetor, është artistja e parë e lindur në vitet 2000 që ka një album #1, e vetmja artiste e re që nominohet për katër Grammy dhe së fundmi, një tjetër rekord iu shtua suksesit të saj. Billie Eilish është e para artiste e re që ka shkruar dhe do të këndojë kolonën zanore të James Bond.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende detaje të tjera të këngës, deri tani dihet që Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, “When we All Fall Asleep, Where Do we Go?”.

“Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “James Bond është françiza më fantastike që ka ekzistuar ndonjëherë. Jam ende e shokuar.”

Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “ëriting’s On The ëall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”.

Filmi i radhës, “No Time to Die”, pritet të dalë në prill. Fansat mendonin që kolonën zanore të këtij filmi do ta bënte Beyonce

Shpërndaj me

Loading...