Sulmuesi nigerian Viktor Osimhen është blerja e parë e verës për skuadrën e Napolit dhe njëkohësisht më e shtrenjta në histori, pasi për kartonin e tij, presidenti I Napolit, Aurelio De Laurentiis ka shpenzuar plot 50 milionë euro.

Aktualisht sulmuesi 22-vjeçar është duke kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedh firmën mbi një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, shifër kjo ndjeshëm më e lartë sesa fitonte te skuadra e Lille-s. Osimhen me fanellën e francezëve të Lille, në 27 ndeshje arriti të shënojë 13 gola.

Kujtojmë që deri tani blerja më e shtrenjtë e Napolit, ka qenë meksikani Hirving Lozano, për të cilin u paguan 42 milionë euro, një vit më parë, për ta marrë nga PSV Aind’hoven.

Shpërndaj me

Loading...