fbpx

Besmir Bojku ka bindur drejtuesit e skuadrës së Feronikelit që t’i vazhdojnë atij kontratën edhe për një sezon, pas paraqitjeve mjaft të mira që kishte me skuadrën nga Drenasi. Bojku regjistroi 40 paraqitje me skuadrën e Feronikelit, ku shënoi edhe 5 gola.

“Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me FC Feronikelin. Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me KF Shkendijën, duke zgjatur bashkëpunimin më numrin 20-të, edhe për sezonin e ri,” thuhet në mes tjerash në faqën zyrtare të klubit.

Shpërndaj me

Loading...