fbpx

Audio-bombë e re shpërtheu nga takimi në Kabinetin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski. Bisedën e regjistruar, këtë herë e publikoi portali “Ekonomski lider”, me pohimin se e ka marrë nga një informator. Edhe këtë herë sërish dëgjohet biseda për procedurën e tenderit për furnizimin e pajisjes për radarë nga kompania italiane “Leonardo”. Përveç zërit të Rashkovskit, siç pohon portali, dëgjohen edhe drejtori i atëhershëm teknik i M-NAV-it Kliment Çapunjovski dhe drejtori dhe kryetari i Këshillit drejtues të kompanisë Nikollçe Taseski. Pohimet e portalit shpijnë në atë se sipas audio-regjistrimit, Rashkovski, ka qenë i vetëdijshëm se në atë moment nuk ka guxuar të bisedojë me përfaqësuesit e Leonardos dhe të bëhet procesverbal meqë kjo bie ndesh me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila është financuese e projektit. Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë “bombën” e re për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Tha se ende nuk e ka dëgjuar. Do të prononcohet pasi të njoftohet me momentet e reja.

Nuk duhet askush i cili ka marrë detyrë dhe përgjegjësi të jetë servis i qytetarëve të jetë thes boksi. Por, nëse ka gabuar ka ligje para të cilave do të përgjigjet dhe e dyta ka aspekte etike ku duhet ta dimë nëse një gjë e tillë e tejkalon kufirin ose jo. Kështu që çdo ditë jam në dispozicion për t’i komentuar rastet”.- theksoi Zoran Zaev, kryeministër

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja sërish kërkoi dorëheqjen e Rashkovskit dhe reagim nga Prokuroria Publike.

Çfarë është ajo për të cilën nuk guxon të bisedohet? A mos është dakorduar diçka paraprakisht nga Rashkovski? Sipas asaj që është publikuar në media, Dragi Rashkovski i urdhëron gojarisht Çepunjovskit që të vendosë lidhur me rastin. Sipas asaj që është dëgjuar nga audio-biseda, imponohet edhe një çështje, që është objekt i hetimit, ndërsa e bëjnë personat të cilët janë objekt i audio regjistrimit? A pranon Rashkovski drejtpërdrejt se furnizimi është kriminal dhe mund të jetë objekt i hetimit?” – u shpreh Ivanka Vasilevska – anëtare e KE të VMRO-DPMNE-së

Për herë të parë në opinion pas “bombave” të publikuara reaguan edhe nga Navigacioni i Maqedonisë (M-Nav), duke thënë se me montim është mashtruar opinioni dhe i është shkaktuar dëm autoritetit të M-NAV-it në vend dhe jashtë tij.

Lidhur me furnizimin e sistemit ATM, M-NAV i konfirmon faktet e paraqitura në konferencën për media nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë të mbajtur më 2 korrik të vitit 2019 me përmendjen e kronologjisë së hollësishme të procedurës së përgjithshme të tenderimit. M-NAV do të bashkëpunojë me të gjitha organet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në procedurat që zhvillohen ose që do të zhvillohen”- janë deklaruar nga M-NAV

Nga kompania paralajmërojnë se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore kundër personave që e kanë shkelur, ose që do të shkelin autoritetin dhe renomenë e tyre. Një ditë më parë Komisioni Anti-Korrupsion kërkoi dokumentacionin e tërësishëm nga M-NAV dhe nga Qeveria për tenderin. Anti-korrupsioni do të kontrollojë rolin e Rashkovskit gjatë procedurës së tenderimit./Alsat

Shpërndaj me

Loading...