fbpx

Më shumë se 4.6 milion euro ishin paguar në mënyrë të paligjshme në PSP-në e shuar në bazë të bonueseve, për fshehtësi dhe mbrojtje të veçantë të privatësisë, konstatoi Revizioni i Shtetit. Kontrolli i revizorëve vetëm në pjesën e kompensimeve të pagave tregoi se vetëm në tre muaj në vitin 2015, Prokuroria Speciale pagoi më shumë para për shtesat, sesa për pagat.

“Në bazë të shtesave të pagave të Prokurorit Publik dhe prokurorëve publik në PSP, janë paguar mjete në shumën totale prej 35 mijë eurosh, edhe atë në shuma absolute”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Analiza e revizorëve tregoi se vetëm zyrtarët në PSP-së morën bonuese prej gjysmë milioni euro, për periudhën nga marsi 2016 deri në gusht 2019.

27 hetues në Prokurorinë Publike, nga të cilët 24 policë dhe katër nga Policia Financiare, kanë ndarë bonuse totale prej mbi 150 mijë eurosh për tre vjet. Ish-kryetarja e PSP-së, Katica Janeva, nuk pajtohet me konstatimet në raportin e revizionit. Ajo u dërgoi revizorëve vërejtje, gjë e cila nuk iu pranua. Janeva edhe personalisht ishte në Entin Shtetëror të Revizionit këtë verë, por bëri një skandal kur ajo u zhvesh gjysmëlakuriq, kështu që inspektimi u ndërpre. Ndërkohë, ajo u përgjigj me shkrim se situata aktuale i detyroi që kompensimet të ishin më të larta, por në përputhje me Ligjin për PSP, dhe se të gjithë punonjësit kishin detyrimin të mbanin informatat e ndjeshme nga përgjimet ku ishin ndjekur edhe ambasadorë.

“Mesazhi që po dërgohet në këtë mënyrë a është se: askush në këtë vend të mos merret më me ndjekjen penale të korrupsionit të lartë në mënyrën se si e bëra unë dhe PSP, sepse në fund gjithçka do të jetë objekt rishikimi, siç ndodh tani, post-festum”, u shpreh Katica Janeva, ish-kryetare e PSP-së.

Revizorët përgatitën dy raporte për bonuset në PSP. Një për publikun dhe një tjetër për Prokurorinë e Krimit të Organizuar, të cilin e kërkoi Revizioni. I dyti është një dokument sekret dhe do të deklasifikohet më tej, dhe vetëm atëherë do të vendoset nëse Villma Ruskovska do të fillojë një procedurë, për pagimin e bonueseve të larta.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me

Loading...