fbpx

Skudra e Boston Seltikut ka shënuar fitore në ndeshjen e tretë të finales së Konferencës Lindore, duke mundur Miami Hit, me rezultatin 117:106. Bostoni e nisi më mirë ndeshjen, ndërsa epërsinë vendimtare e krijoi në çerkun e dytë dhe të tretë.

Xhejlen Braun me 26 pikë ishte më efikas te  Bostoni, I ndihmuar nga Xhejson Tatum me 25 pikë. Ndërkohë më efikas te Miami Hit ishte Xhim Batler me 17 pikë. Kështu, seria e finaleve të Konferencës Lindore shkon në 2:1 për Miami Hit, duke obliguar që të zhvillohet së paku edhe ndeshja e pestë.

Shpërndaj me

Loading...