Që nga koha kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie vendosën të divorcoheshin, aktori nuk ka patur më të njëjtën marrëdhënie me 6 fëmijët e tij, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Së fundmi, Brad është pajtuar me Maddox Jolie-Pitt (mosmarrveshjet me të cilin u bënë edhe publike) dhe përveç tij, raporti me vajzën, Shiloh është i veçantë.

“Shiloh është shumë e afërt me të dy prindërit. Ajo sapo ka mbushur 14-vjeç dhe fëmijët mezi po presin të festojnë të gjithë bashkë. Brad është shumë krenar për atë çfarë vajza e tij është. Ai adhuron faktin që Shiloh do të jetë gjithnjë vetvetja dhe sillet kaq mirë me vëllezërit dhe motrat e saj.”- u shprehën burime për  Entertainment Tonight.

Po të njëjtat burime, shtuan se Brad ndryshe nga herët e tjera, duket më i lumtur se kurrë në lidhje me fëmijët. Aktori nuk lë asnjë rast pa treguar sa shumë i adhuron ata dhe se veç të tjerave, çfarë mrekullish ka bërë vendimet e reja që bashkë me Angelina-n kanë marrë pas divorcit.

“Për Brad fëmijët janë gjëja më e rëndësishme. Ai e kalon kohën duke ju thënë shokëve sesa shumë mëson prej tyre për jetën. Ai dhe Angie kanë shkuar shumë mirë që kur u ndryshuan rregullat në lidhje me kujdestarinë. Gjithçka duket se po funksionon.”

Duket se marrëdhënia Jolie-Pitt është në ditët më të mira që nga koha kur morën vendimin për t’u divorcuar.

Shpërndaj me

Loading...