Të paktën 7,8 milionë brazilianë i humbën vendet e punës së tyre në periudhën mars-maj, tregojnë të dhënat më të reja nga shërbimi shtetëror i statistikës, i cili thotë se niveli i punësimit tek popullata e aftë për punë kishte rënë nën 50 për qind.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikës së Brazilit (IGBE), ka publikuar raportin e tij tremujor që tregon numër rekord të njerëzve që kanë humbur punën e tyre, nga të cilët 5,8 milionë ishin në sektorin joformal, transmeton CNN.

“Për herë të parë në serinë e hulumtimeve ndër vite, shkalla e punësimit është nën 50 për qind”, thuhet në të dhënat e IGBE-së.

Në fund të muajit maj, punësimi në sektorët formal dhe joformal ishte 49,5 për qind.

“Që kur filloi mbledhja e të dhënave në vitin 2012, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, thuhet në kumtesën e IGBE-së.

“Kjo do të thotë se më pak se gjysma e popullatës së aftë për punë është duke punuar”, shtoi IGBE-ja.

Në Brazil, i aftë për punë bëhesh në moshën 14-vjeçare.

Shpërndaj me

Loading...