fbpx

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marselo, do ta mbyll sezonin para kohe, si pasojë e një lëndimi. Sipas të përditshmes “Marca” bëjnë të ditur se lojtari nuk do të kthehet në fushën e blertë, pas dëmtimit në këmbën e majtë. Mirëpo lëndimi kërkon së paku tri javë kohë për t’u rikuperuar.

Real Madridi është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion në La Liga. Mungesa e Marselos shihet si mungesë mjaft e madhe, edhe pse ‘Los Blancos’ kanë alternativa për atë pozitë. Mbetet të shihet se si do të menaxhojë Zinedin Zidan në rotacionet për formacion, pas mungesës së Marselos.

Shpërndaj me

Loading...