Bruklin Nets do të jetë pa 5 basketbollistët e tyre, kur NBA rifillon sezonin 2019/20 në Florida në fund të korrikut. Ata mund të jenë edhe pa basketbollistin e gjashtë. Kevin Durant, Kajri Irving, Nik Klakston dhe Uillson Çandler, ishin 4 anëtarët e parë të Nets, që u përjashtuan për rifillimin për shkak të dëmtimeve.

DeAndre Xhordan është lojtari i fundit i Bruklinit që njofton se nuk do të marrë pjesë në rifillimin e sezonit.  Të hënën, qendra njoftoi në tuitter se ai ka testuar pozitiv për “Covid-19” dhe se nuk do të jetë në Orlando për rinisjen e sezonit.

Spenser Dinuidie ka testuar gjithashtu pozitiv për “Covid-19”, mirëpo për dallim nga Xhordani, ai nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë apo jo në rifillimin e ligës në Orlando.

Shpërndaj me

Loading...