Futbollisti tetovar, Ferhan Hasani ka vazhduar me paraqitje të mira për ekipin e HJK Helsinki, pasi që në ndeshjen e fundit arriti që të shënojë gol, por edhe të asistojë në fitoren e thellë . Helsinki në sfidën miqëosre me skuadrën e Gnistanit, në “Bolt Arena” të Helsinkit, “Buba” ishte figurë qendrore e ndeshjes në pjesën e dytë .

Helsinki ishte në epërsi me 2:0, falë golave të shënuar nga Meriluotos dhe Riski Riky-t, në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 56-të Hasani ishte asistues për Väyrynen që ngritën epërisën në 3:0. Ndërkohë në minutën e 67-të, vet Hasani realizoi gol për të vendosur rezultatin përfundimtar 4:0.

Shpërndaj me

Loading...