Kampionati I futbollit në Gjermani, do të vazhdojë me garat edhe këtë fundjavë, me ndeshjet e xhiros së 28-të. Gjatë ditës së premte do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ku Frajburgu në shtëpi do të përballet me skuadrën e Bajer Leverkuzenit. Që të dy skuadrat janë duke kërkuar daljen në Evropë për sezonin e ri, dhe sfida e tyre do të jetë jashtëzakonisht interesante.

Vendasit nuk dijnë për fitore në tri ndeshjet e zhvilluara pas rifillimit të sezonit, dhe arkëtimi i tre pikëve do të jetë synimi kryesore në sfidën kundër Leverkuzenit.

Në anën tjetër, mysafirët nga Leverkuzeni që renditet në pozitën e pestë me 53 pikë, vazhdon të kërkojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe fitorja kundër Frajburgut, do të ishte e mirëseardhur. Ndeshja mes Frajburgut dhe Bajer Leverkuzenit fillon në ora 20:30.

Shpërndaj me

Loading...