Bundesliga shpalosi ekipin më të mirë të sezonit 2019/20, e cila ishte e dominuar nga futbollistët e Bajern Munihut. Në portë ësthtë Zomeri i MunshenGlladbahut, ndërsa Kimih, Hakimi dhe Gynter janë në mbrojte. Ndërkohë Sanço, Gnabri, Sabicer dhe Kostiç, morrën më shumë vota për të drejtuar mesfushën. Në sulm nuk kishte dyshim. Levandovski, Verner dhe Myler, formojnë treshen e sulmit. Polaku Levandovski, u shpall për herë të 5-të si golashënuesi më i mirë në Bundesligë. Tomas Myler ishte mbreti i asisteve, 21 herë lojtari i Bajernit shërbeu për shokët e skuadrës duke i dhënë një ndihmë të madhe në fitimin e titullit të 30-të.

 

Shpërndaj me

Loading...