Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të vazhdojnë me xhiron e dytë pas rifillimit të futbollit, me ndeshjet që do të luhen pa tifozë. Në qendër të vëmendjes do të jetë ndeshja e Bundesligës, e cila do të zhvillohet në Berlin dhe do të nis nga ora 20:30. Kjo ndeshje sjell derbin e kryeqytetit, me Herta Berlin që luan si ‘nikoqire’ kundër skuadrës së Union Berlinit.

Dy ndeshje të tjera do të luhen në Bundesliga 2, dhe të dyja ndeshjet fillojnë në orën 18:30. Heidenheim luan si nikoqire ndaj Ëehenit, kurse Nirnbergu pret skuadrën e Erzgebirge Aue.

Shpërndaj me

Loading...