fbpx

Nëse menduat se bashkëpunimet e verës mbaruan e keni shumë gabim, sepse më e mira akoma nuk ka ardhur. Jemi dakord që kjo verë do mbahet mend gjatë për super bashkëpunimet e artistëve shqiptarë, por listës po i shtohet edhe një super duet.

Sipas Prive.al, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat e janë gati të na lezetojnë verën. Aktualisht, nuk ka asnjë detaji lidhur me këngën e dyshes simpatike dhe na mbetet të presim, megjithatë suksesi duket i garantuar.

Më herët këtë verë, Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari shfaqej biond.

Sakaq, Nora Istrefi rikthehet pas një mungese prej 7 muajsh, kur solli bashkëpunimin e saj me Gjikon të titulluar “Anna” që u prit mjaft mirë aso kohe nga publiku.

Shpërndaj me

Loading...