fbpx

Bylbyl Sokoli i është rikthyer zejës së trajnerit.Trajneri rahovecas ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Flamurtarit, lajmëron Lajmi.net. Sokoli që së fundi ka drejtuar FC Prishtinën për një periudhë shumë të shkurtër, sot është prezantuar si trajner i Flamurtarit.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, thotë Sokoli.

Flamurtari pas 17 javësh në Superligë renditet në vendin e nëntë me 19 pikë, dhe sigurimi i mbijetesës, do të jetë synimi kryesor i tyre.

Shpërndaj me

Loading...